Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, bashkë me sekretarin e këtij subjekti politik, Bilall Sherifi, kanë pritur në takim përfaqësuesin e ri të Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.
Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, në veçanti për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe dialogun Kosovë-Serbi.
Limaj, tha se integrimet evropiane janë̈ përcaktimi dhe orientimi i Kosovës, njofton Insajderi.
Kryetari NISMA-s, ka ngritur çështjen e zvarritjes së liberalizimit të vizave, duke shprehur pakënaqësinë̈ me vonesën e panevojshme në këtë proces.
Për sa i përket dialogut me Serbinë̈, Limaj, tha se nevojitet një agjendë e qartë me kohë të caktuar në mënyrë që të arrihet deri të marrëveshja përfundimtare me njohje reciproke mes dy vendeve.
Ndërsa, Szunyog, u shpreh i gatshëm për bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Kosovës në agjendën e integrimit evropian, forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë, si dhe për të kaluar sfidat që ka sjellë pandemia COVID-19 në fushën e ekonomisë̈. /Insajderi.com.