
Udhëheqësi i Qendrës Operative në Ministrinë e Shëndetësisë, Pashk Buzhala dhe udhëheqësi i Qendrës Operative Emergjente në Gjilan, Fadil Kajtazi, kanë dhënë dëshmitë e tyre për rastin e Agon Musliut, (i cili vdiq gjatë karantinimit në Qendrën Studentore), para Komisionit Hetimor parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë nga Qeveria e Kosovës, njofton Insajderi.
Pashk Buzhala udhëheqës i Qendrës Operative në Ministrinë e Shëndetësisë, ka thënë se për rastin e Agon Musliut ka dëgjuar tek në momentin kur Qendra Operative e Gjilanit ka kërkuar ndihmë dhe kjo ka ndodhur siç tha ai në orën 17:00.
Ai tutje tha se për rastin nuk kanë pasur asnjë dokument apo dëshmi paraprakisht që ka treguar për gjendjen shëndetësore të të ndjerit, Agon Musliu.
“Për rastin e Agon Musliut jam njoftuar pas që ka ardhur informata dhe kërkesa për të tjerët se duhet përkujdes bile si emër as nuk është marr shumë sepse kanë qenë katër persona, dhe asnjë informatë tjetër nuk ka pasur deri kur ka ndodhur rastin asnjë dokument, asnjë dëshmi nuk ka ardhur në ministri. Ajo që është e rëndësishme këtu është telefonata që kryen se edhe me dokumente edhe me plane emailet janë edhe dokumentet shtesë kur ka sepse ka mundur të na përcjell dikush ndonjë dokument kur ka dëshmi rasti I tij është I sëmure, por asnjë dokument rreth orës 17:00 kur kanë ardhur informata e para”, tha Buzhala.
Kurse, në deklarimin e tij udhëheqësi i Qendrës Operative Emergjente në Gjilan, Fadil Kajtazi ka thënë se me 1 maj është bërë kërkesa e tyre e parë për Qendrën Operative të ministrisë së Punëve të Brendshme, përmes të cilët babi i të ndjerit, Agon Musliu, ka kërkuar të marrë leje qarkullimi e cila më pas është aprovuar i është dhënë leje për qarkullim nga ora 08:00 deri në orën 13:00.
Kajtazi tutje tha se më pas ka dërguar një letër edhe në Qendrën Operative Emergjente në ministrinë e Shëndetësisë përmes të cilës është kërkuar një neuropsikiatër për Agon Musliun.
Gjatë deklarimit të tij udhëheqësi i Qendrës Operative Emergjente të Gjilanit ka thënë se edhe kjo qendër e ka poseduar dokumentin mjekësor që është një ultrazë e mëlçisë së Agon Musliut e datës 2 shkurt 2020. Këtë dokument e pati bërë publik edhe babai i të ndjerit, Agon Musliu gjatë raportimit të tij po në këtë komision.
“Emailin e parë që e kam dërguar është më 1 maj në ora 11:43 që i kemi dërguar Qendrën Operative Emergjente të ministrisë së Punëve të Brendshme. Emaili është kërkesa e prindit për të ardhur në aeroport për të prit të ndjerin Agonin dhe operatori jonë pasi i ka marr të dhënat e prindit sepse ashtu ka qenë procedura ne është dashur t’i marrim të dhënat t’ia dërgojnë qendrës operative emergjente të MPB dhe ajo qendër ta jap lejen e udhëtimit, kështu kanë qenë procedurat që janë dhënë për udhëtime jashtë Gjilanit dhe ne ua kemi drejtua në orën 11:43 të datës 1 maj 2020…01.00.33 Ne e kemi letrën tjetër pastaj kemi një kërkesë tjetër që u kemi referuar Qendrës Operative Emergjente të ministrisë së Shëndetësisë më 3 maj në orën 17:00 pas dite. Qendra Operative Emergjente e MPB kërkojmë që Agon Musliu në konviktin 7, kati I 4-të me 30.12.19994 është kthyer nga Gjermania dje, iu kërkojmë urgjentisht nëse keni mundësi ju si shtab emergjent për të kontrolluar nga një neuropsikiatër sepse është depresiv….E kemi marr nga kryetari i komunës përmes telefonit sepse sipas asaj që kryetari ka thënë ka komunikua me telefon babai i të ndjerit dhe i ka thënë se ka probleme depresive djali”, tha Kajtazi. /Insajderi.com