Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur me 69 vota për Naim Qelaj Avokat të Popullit.
Qelaj u betua para deputetëve se do të punoj dhe angazhohet në të drejtat e secilit qytetarë.
Avokati mes tjerash para deputetëve pas betimit tregoi se nuk është përgatitur për fjalim por se ka falënderim të madh ndaj deputetëve që e votuan.
“Nuk jam përgatit për fjalë por vetëm për falënderim, do ua kthej besimin e juaj me punë dhe angazhim”, deklaroi Qelaj.
Avokati i Popullit ka mandat pesë (5) vjeçar. /Insajderi.com