​Nuk respektojnë masat anti-COVID, gjobiten 943 persona

​Nuk respektojnë masat anti-COVID, gjobiten 943 persona

Edhe gjatë 24-orëve të fundit, një numër i madh i tiketave është shqiptuar për personat që nuk kanë respektuar masat preventive ndaj pandemisë COVID-19, njofton Insajderi.

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë këtyre orëve janë shqiptuar 943 gjoba në bazë të ligjit Covid-19.

Sipas informatave, shumica e dënimeve janë për shkak të mos bartjes së maskës.

Tutje bëhet e ditur se janë shqiptuar edhe një mijë e 487 tiketa trafiku. /Insajderi.com