​Osmani dhe ambasadori kanadez flasin për zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi

​Osmani dhe ambasadori kanadez flasin për zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, ka pasur një bisedë virtuale me ambasadorin kanadez, Alan Bowman.

Në këtë bashkëbisedim është trajtuar çështja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu menaxhimi i pandemisë COVID-19 ka qenë pjesë e bisedës virtuale mes Osmanit dhe ambasadorit kanadez, Aian Bowman.

Kryetarja Osmani ka falënderuar ambasadorin Bowman për mbështetjen në luftimin e pandemisë COVID-19, fokusimin në fuqizimin e rolit të gruas si dhe mbështetjen ndaj kategorive të margjinalizuara.

Sipas një komunikate të Kuvendit, në këtë takim u bisedua edhe për situatën aktuale politike në vend dhe rolin e Kuvendit të Kosovës në këto zhvillime.

Kryetarja Osmani e ka njoftuar ambasadorin Bowman lidhur me punët e planifikuara në agjendën e Kuvendit për sesionin vjeshtor, si dhe për mundësinë e projekteve të përbashkëta në të ardhmen. /Insajderi.com