​Përfundon takimi i krerëve të LDK-së, AAK-së dhe Nismas – deklarohet Haradinaj

​Përfundon takimi i krerëve të LDK-së, AAK-së dhe Nismas – deklarohet Haradinaj

Ka përfunduar takimi midis liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Ramush Haradinaj. Pas përfundimit të këtij takimi, ky i fundit tha se qëllimi i takimit ishte diskutimi për Ligjin për Buxhetin dhe atë të Rimëkëmbjes Ekonomike, njofton Insajderi.

Haradinaj ka folur edhe rreth aktakuzës ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovëës, Kadri Veseli.

“Kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me udhëheqjen e PDK-së me Veseli dhe kolegët tjerë të PDK-së vazhdojmë komunikimin me presidentin Thaçi gjitha temat i diskutojmë por nuk kemi ndonjë rezultat të caktuar por ajo që ë kemi preokupim. Sot është Ligji për Buxhet dhe Rimëkëmbje Ekonomike”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se shpreson se nuk do ketë konfirmim të propozim aktakuzës për presidentin Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

“Besojmë edhe në këtë rast dhe shpresojmë se nuk do ketë konfirmim të propozim aktakuzës nëse ka ne nuk lëkundemi nga besimi në luftën e drejt të UÇK dhe pafajësinë e të luftëtarëve të UÇK-së të të gjitha nivele”, tha ai.

Haradinaj nuk ka dhënë përgjigje kur është pyetur se a do të bëhet president i vendit.

“Nuk e kam përgjigjen në këtë temë aktualisht”, tha ai.

Gazeta Online Insajderi ka marrë vesh se pjesë e këtij takimi të mbajtur midis dy liderëve të LDK-së dhe AAK-së, ishte edhe kreu i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj. /Insajderi.com