Një shtetas i huaj është arrestuar në qendrën e emigrantëve në Vranidoll të Prishtinës, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur në raportin e përditshëm të Policisë së Kosovës, i arrestuari dyshohet se i ka vënë zjarrin disa mbulesave të dhomes me ç’rast flakët kanë përfshirë një pjesë të objektit.
Njësit relevante dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz, pasi që i tërë stafi janë evokuar me kohë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com