​Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk merr mbështetjen e mjaftueshme në Kuvend

​Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk merr mbështetjen e mjaftueshme në Kuvend

Kuvendi i Kosovës ka hedhur përsëri në votim, në parim projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, në seancën e mbajtur sot, njofton Insajderi.

Vetëm 60 deputetë morën pjesë në votim dhe ky projektligj do të votohet përsëri në seancën e ardhshme.

Kështu bëri të ditur në këtë seancë plenare kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, pas votimit të deputetëve.

“60 deputetë kanë marrë pjesë në votim, rrjedhimisht do të duhet të provojmë sërish në Seancën e ardhshme”, tha Osmani.

Projektligji për rimëkëmbje ekomomike i propozuar nga Qeveria e Kosovës nuk po e gjen mbështetjen PDK dhe Vetëvendosjes. /Insajderi.com