​Vetëvendosje me Kallëzim Penal për rritjen e pagave nga Qeveria

​Vetëvendosje me Kallëzim Penal për rritjen e pagave nga Qeveria

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se nesër do të dorëzojnë kallëzim penal kundër ngritjes së pagave nga Qeveria e Kosovës.

“Nesër, e premte, në orën 11:15, Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet deputetes Albulena Haxhiu dorëzon Kallëzimin Penal për vendimin e rritjes së pagave nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Pas dorëzimit do të ketë edhe deklarim për media tek Pallati i Drejtësisë!”, thuhet në njoftim.