1.000 euro për transportin nga Tirana në Kosovë, arrestohen dy persona

1.000 euro për transportin nga Tirana në Kosovë, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar  nga policia e Lezhës pasi akuzohen për kontrabandë emigrantësh.

B.B. 29 vjeç dhe I.L. 24 vjeç, të dy nga Tirana.

“Specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme ndaluan shtetasit B.B. 29 vjeç dhe I.L. 24 vjeç, nga Tirana. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata dyshohet se kundrejt shumës monetare 1.000 euro kanë mashtruar 4 shtetas që vinin nga vendet e treta, për t’i transportuar nga Tirana në Kosovë”, njoftoi policia.

“Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operative u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i të dyshuarve. Ata akuzohen për veprat penale ‘Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, mbetur në tentativë’ dhe ‘Mashtrim’. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme”, Panorama.al