1.080 besimtarë kosovarë shkojnë sivjet në haxh – Këto janë çmimet

1.080 besimtarë kosovarë shkojnë sivjet në haxh – Këto janë çmimet

Edhe dy javë kanë mbetur deri në Kurban Bajram, të cilit besimtarët e fesë myslimane i paraprijnë me shkuarjen në haxhi, shkruan Insajderi.

E për këtë gjë, sot Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, kanë deklaruar se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e haxhinjëve drejt vendeve të shenjta. Udhëtimi për haxh sivjet për besimtarët e Kosovës kap shifrën e 4.150 euro.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, gjegjësisht Drejtoria e Haxhit ka bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e haxhinjve të Kosovës drejt vendeve të shenjta për të kryer një nga pesë kushtet e fesë Islame, haxhin. Fitim ef”m thuhet në njoftim.

Nga Drejtoria e Haxhit thanë se në këtë vit nën organizimin e Kryesisë së BIRK-ut për vende të shenjta për të kryer haxhin do të udhëtojnë 1.080 besimtarë, në mesin e të cilëve 370 janë gra.

Ndërsa kanë njoftuar se grupi i parë i haxhinjëve do të nisen nga Prishtina më 31 korrik, për të vazhduar pastaj me datë 1, 2 dhe 3 gusht kur do të niset edhe ekipi i fundit i haxhinjve drejt vendeve të shenjta./ Insajderi.com