1.1 milionë euro i ka ndarë Qeveria e Kosovës për ndërmarrjen “Trepça”, njofton Insajderi.
Kjo është kumtuar pas një takimi që kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kishte me anëtarët e bordit të përkohshëm në këtë kompani publike.
“Menaxhimet i kësaj kompanie nuk ka arritur ta menaxhojë si duhet. Ne jemi dakorduar që të dorëzojmë një plan biznesi se si do të përballohet gjendja ne te cilën gjendet kompania. Qeveria do t’i ndajë d 1.1 milion euro për të tejkaluar situatën”, tha Hoti në një konferencë për media.
Punëtorët nuk i kanë marrë pagat për muajin tetor kjo pasi llogaritë i janë bllokuar nga përmbaruesi.
“Deri më 8 milionë euro i ka borxhet Trepça”, tha kryeministri. /Insajderi.com