Lule për lulet

1.133 lule si kujtim për fëmijët e vrarë gjatë luftës

Vjosa Osmani: Këto lule po mbillen në kujtim të fëmijëve që u këputen pa u çelur mirë që u shndërruan në lulen e lirisë së saj.

1.133 lule si kujtim për fëmijët e vrarë gjatë luftës

Janë kujtuar me mbjellje lule fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë në ditën e çlirimit të vendit, njofton Insajderi.

Lulet janë mbjellur menjëherë pas pas përfundimit të seancës solemne.

Deputetët në krye me kryetaren e Kuvendit kanë mbjellë 1.133 lule si shenjë kujtimi për fëmijët e vrarë gjatë luftës.

Krye-parlamentarja Osmani tha se “këto lule po mbillen në kujtim të fëmijëve që u këputen pa u çelur mirë që u shndërruan në lulen e lirisë së saj”./Insajderi.com