1.220 vdekje si pasojë e Coronavirusit

1.220 vdekje si pasojë e Coronavirusit

1.220 të infektuar me COVID kanë ndërruar jetë që nga 13 marsi kur shpërtheu pandemia.

Të martën u regjistruan 17 raste të vdekjeve, njofton Insajderi.

Gjatë ditës së fundit u raportuan 294 infeksione, por numri i të shëruarve ishte më i lartë, 482 sosh.

Si rezultat i kësaj numri i rasteve aktive ra në 11.346.

Prishtina mbetet vatra e Coronavirusit. Në njëzetekatër orët e fundit u raportuan 154 raste të reja në kryeqytet. /Insajderi.com