
Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi për projektin e zhvillimit të kapaciteteve në institucionet spitalore të Kosovës, që do të financohet nga Agjencia Ndërkombëtare Japoneze për Bashkëpunim (JICA).
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës do të jetë përfitues i grantit të JICA në vlerë prej 1.3 milion euro.
Përmes një njoftimi për media, MSh njofton se me këtë grant do të sigurohen shtetër spitalor për spitalet e përgjithshme dhe klinikat e QKUK-së.
“Sekretari i MSH Naim Bardiqi ka shprehur mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Japonisë për sektorin shëndetësor dhe se pajisjet që sigurohen përmes grantit do të ngrisin cilësinë e shërbimeve spitalore dhe lehtësojnë punën e personelit shëndetësor”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /Insajderi.com