1.351 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 që nga 13 marsi kur shpërtheu pandemia.
Vetëm të hënën u raportuan edhe shtatë vdekje të reja.
Deri më tani janë regjistruar 52.134 infeksione të reja, njofton Insajderi.
40.948 kanë arritur ta kalojnë me sukses Coronavirusin.
Rastet aktive deri më 4 janar janë 7.835.
Kryeqyteti është vatra e Coroanvirusit, ku vetëm në njëzetekatër orët e fundit u raportuan edhe 81 raste tjera. /Insajderi.com