1.558 vdekje si pasojë e COVID-19

1.558 vdekje si pasojë e COVID-19

Me pesë vdekjet e së enjtes numri i viktimave nga COVID-19 ka arritur në 1.558.

Ndërsa, numri i përgjithshëm i infeksioneve që nga 13 marsi kur shpërtheu pandemia është 65.350, ndërkaq i të shëruarve 56.974.

Rastet aktive tani janë 6.818, njofton Insajderi.

Komuna e Prishtinës mbetet vatra e pandemisë, të premten u raportuan 123 raste të reja. /Insajderi.com