Sot në shumicën e vendeve të botës përfshirë Kosovën festohet 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtoreve, njofton Insajderi.
Qëllim i kësaj date është mobilizimi i lëvizjeve sindikale për të avancuar të drejtave e qytetarëve në vendin e punës.
Si rezultat i këtyre lëvizjeve, çdo vit në shumë vende të botës organizohen protesta masive; shpesh të dhunshme, madje.
Pikërisht, zanafilla e 1 Majit qëndron te protestat.
Ishte viti 1886 kur 400 mijë punëtorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dolën në rrugën për të kërkuar një orar më të favorshëm pune. Tetë orë në ditë.
Nga ajo kohë në masë të madhe aplikohet ky kufizim orari.
Por, gjatë kohës së pandemisë gjërat janë vështirësuar, disa janë mbetur pa asnjë orë punë.
Raportohet se në Kosovë gjatë vitit pandemik, 60 mijë punëtorë kanë pezulluar apo shkëputur kontratat e punësimit.
Qeveria e Kosovës përmes mekanizmit të saj; Pako Emergjente, ka ndarë mjete financiare mjete financiare për punëtorët që gjatë pandemisë kanë humbur vendin e punës.
Po ashtu, Pako për Rimëkëmbje Ekonomike është shpërndarë te kompanitë mbi kriterin e numrit të punëtorëve.
Në vendin tonë ka pasur kritika mbi kompanitë se të drejtat e punëtorëve nuk aplikohen.
Mungesa e kontratave, pagat e ulëta, orari jofleksibil, keqtrajtimi psikik brenda punës – janë disa nga çështjet e ngritura në opinion. /Insajderi.com