1 mijë punëtorë të KEDS-it në terren gjatë ditës së zgjedhjeve

1 mijë punëtorë të KEDS-it në terren gjatë ditës së zgjedhjeve

1 mijë punëtorë të KEDS-it janë mobilizuar në tërë territorin e Kosovës që të ketë energji elektrike për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Kështu ka thënë zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

“Kemi mobilizuar mbi 1,000 punëtorë që janë në terren, në të gjitha qendrat e votimit. Në qendrat e thirrjeve kemi rreth 60 punëtorë që janë në dispozicion gjatë 24 orëve në mënyrë që të pranojnë thirrje”.

Zëdhënësi i KEDS-it

“Në secilën qendër votimi, në secilën klasë kemi vendosur edhe drita fluoreshente që janë me bateri, pastaj kemi edhe gjeneratorë lëvizës nëse kemi ndonjë defekt diku. Po flasim për një plan të detajuar i cili na siguron mbarëvajtje të mirë të procesit zgjedhor”, ka thënë Buzhala në KTV.

Në të kaluarën ka pasur kritika për “ndaljen e rrymës”, gjatë procesit të numërimit.

Por, Buzhala theksoi se do të ketë rrymë edhe pas perëndimit të diellit. /Shqip.com