1 milion e 700 mijë euro për RTK-në

1 milion e 700 mijë euro për RTK-në

Me shume vërejtje dhe kritika, Komisioni Parlamentar për Buxhet dhe Financa, e ka votuar kërkesën e Ministrisë së Financave , për transferim të 1.7 milion eurove për Radio Televizionin e Kosovës.

Kjo shumë është për periudhën 1 tetor deri më 30 nëntor ndërsa shuma prej 1.4 milion eurove do të ndahet në dhjetor pas aprovimit të rishikimit të buxhetit.

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa,Lumir Abdixhiku, bashkë me anëtarë tjerë nga opozita kanë hedhur kritika të ashpra ndaj anëtarëve të bordit të RTK-së dhe menaxhmentit për mënyrën e raportimit financiar të RTK-së.

Ai ka kërkuar që të organizohen raporte të veçanta për RTK-në, e po ashtu ka thënë se herën tjetër kur të vijnë në Komision anëtarët e Bordit të RTK-së me menaxhmentin të sjellin numrin e saktë të të punësuarve.