
Gjykata Themelore e Prishtinës sot ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 1 muaj për Sadri Ramabajën.
Ramabaja, akuzohet si i dyshimtë për pjesëmarrje në organizatën ‘Syri i Popullit”, e cila kishte publikuar një listë me emra që thuhej të likuidoheshin nga skena politike e Kosovës, raporton Koha Ditore.
Ai dje është kthyer nga policia shqiptare nga një udhëtim i planifikuar jashtë vendit.