Është dënuar me një vit e gjysmë burgim i akuzuari me inicalet F.M., i cili e kishte kërcënuar ambasadorin e Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, F.M akuzohet për veprën penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste”.
“I akuzuari F.M me datë 19.10.2020 rreth orës 23:00 përmes rrjetit social “Facebook” në Fushë Kosovë, me paramendim dhe dashje kishte postuar thirrje përmbajtje kërcënuese ndaj Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Francë Q.G”, thuhet në njoftim.
Dënimi do të ekzekutohet 30 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, ndërsa në dënimin e shqiptuar të akuzuarit i llogaritet koha e qëndrimit në paraburgim prej datës 20.10.2020.
Ambasadori Gashi për realizimin e kërkesës pasurore juridike është udhëzuar nga kjo gjykatë në kontestin e rregullt juridiko – civil./Insajderi.com