
Në Kuvendin e Kosovës po diskutohet rezoluta e propozuar nga Donika Kadaj-Bujupi për shtesat e fëmijëve.
Në prezantimin e rezolutës në Kuvend, Kadaj-Bujupi ka thënë se këto shtesa do të jepeshin për fëmijët prej 0 deri në 16 vjet, shkruan Insajderi.
Kurse sa i përket shumës ajo ka thënë se propozojnë që ajo të ishte së paku 10 euro.
“Duke nisur prej moshës 0 deri në 16 vjet, fëmijët të merrnin shtesa prej 10 euro në varësi se sa ka buxhet shteti”, ka thënë deputetja e AAK-së.
Në fjalimin e saj para deputetëvë, Donika Kadaj-Bujupi ka kritikuar opozitën që nuk po marrin pjesë në seancë.
Ajo ka thënë se opozita po mendon për vota, para të mirës së qytetarëve. /Insajderi.com