
Dhjetë infeksione të reja me COVID-19 janë raportuar në Kosovë, të dielën.
Fatmirësisht asnjë i vdekur nuk është regjistruar gjatë njëzetekatër orëve të fundit.
Ndërsa, 82 persona kanë arritur ta kalojnë Coronavirusin.
Rastet aktive me COVID-19 janë 673.
Ministria e Shëndetësisë nuk ka raportuar për procesin e vaksinimit gjatë ditës së fundit. /Insajderi.com