
10 infeksione të reja me COVID-19 janë raportuar gjatë njëzetekatër orëve të fundit në Kosovë.
Kështu ka kumtuar Ministria e Shëndetësisë, të mërkurën.
Po ashtu janë pesë pacientë të shëruar nga Coronavirusi.
Rastet aktive me COVID-19 janë 319 sosh.
Ndërkaq, ka vazhduar edhe procesi i vaksinimit, ku brenda ditës së fundit janë vaksinuar 3 mijë e 236 qytetarë.
Deri më tash rreth 769 mijë njerëz e kanë përfunduar procesin me dy doza të vaksinimit.
Në anën tjetër, mbi 864 mijë kanë marrë vetëm dozën e parë deri më tash. /Insajderi.com