Kishte udhëtuar dy herë brenda një muaji. Por udhëtimet e tija ishin luksoze vetëm në shpenzimet e biletave të aeroplanit. Bëhet fjalë për këshilltarin politik të Kadri Veselit, Avni Bytyqi i cili gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar kishte bërë dy udhëtime brenda disa ditëve.
I pari udhëtim ishte realizuar me 7 nëntor dhe bileta e udhëtimit për të ka kushtuar mbi 7 mijë euro.
Ndërsa udhëtimi i dytë ishte realizuar 10 ditë më vonë, me 16 nëntor. Kjo biletë e aeroplanit kishte kushtuar mbi 3 mijë euro, ka raportuar KTV-ja bazuar në disa dokumente të Kuvendit të Kosovës për shpenzimet e stafit të Veselit.
Edhe këshilltarët e tjerë të stafit politik të Veselit, sikurse Driton Lajçi, një biletë udhëtuese e të cilit ka kushtuar mbi 2 mijë euro./Insajderi.com