Agjencia e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EUROPOL), ka publikuar pamje të një operacioni që dërgoi në arrestim të 30 personave në shtete të ndryshme.
Ndër këta dhjetëra persona, të përfshirë në operacion janë edhe 10 shqiptarë, së bashku me kreun e grupit i cili ndodhet në burg në Ekuador, Dritan Rexhepi.
Në video duket çanta me mijëra euro, prerje 500-she, kokaina me kode e fshehur në kroskot dhe pjesë të tjera të makinës dhe momentet e prangosjes të disave prej 30 trafikantëve që u arrestuan në 24 orët e fundit në 10 shtete pas një hetimi 5-vjeçar të udhëhequr nga Italia. /Insajderi.com