
Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme janë shëruar dhjetë persona me koronavirus në të gjithë vendin.
“Sot më 22 prill 2020, janë shëruar edhe dhjetë (10) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej njëqind e tridhjetë e tetë (138) raste”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.
Ndërsa 26 raste të reja janë konfirmuar pozitiv.
“Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 172 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej njëzet e gjashtë (26) raste”, thuhet në njoftim /Insajderi.com