
Ministria e Shëndetësisë njofton se 10 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa nuk është raportuar për viktima.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe janë kryer një mijë e 580 teste, njofton Insajderi.
Janë shëruar 12 persona, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 mijë e 345.
Në total numri i rasteve aktive është 165./Insajderi.com