10 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

10 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

10 raste të reja me Coronavirus në Kosovë janë konfirmuar në 24 orët e fundit, ndërsa nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes, njofton Insajderi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë kësaj periudhe janë testuar dy mijë e 674 mostra.

Janë shëruar 116 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104 mijë e 679.

Në total numri i rasteve aktive është 627.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 92 mijë e 890 doza të vaksinës. Deri më sot 7 mijë e 718 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftim./Insajderi.com