10 të vdekur dhe 137 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

10 të vdekur dhe 137 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

10 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus brenda 24-orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku tutje thuhet se edhe 137 raste të reja kanë rezultuar pozitive nga gjithsej 841 mostra të marra për testim.

Numri total i rasteve pozitive është 49 mijë e 306 raste nga 173 mijë e 986 persona të dyshimtë në këtë virus dhe një mijë e 272 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 382 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 37 mijë e 155 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.879.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 59 raste, Gjakovë 19 raste, Gjilan 7 raste, Suharekë 7 raste, Vushtrri 6 raste, Malishevë 5 raste, Pejë 5 raste, Prizren 5 raste, Fushë-Kosovë 4 raste, Obiliq 4 raste, Viti 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Klinë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Drenas, Ferizaj, Kamenicë, Lipjan, Mitrovicë, Podujevë dhe Rahovec”, thuhet tutje në njoftim. /Insajderi.com