10 të vdekur dhe 162 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

10 të vdekur dhe 162 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në njëzetekatër orët e fundit janë shënuar 10 vdekje dhe 162 raste të reja me COVID-19, njofton Insajderi.

Sipas raportit të përditshëm të IKSHPK-së rastet pozitive kanë dalur nga 584 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratorët privatë.

IKSHPK njofton gjithashtu se brenda 24 orëve të fundit janë shëruar 220 raste.

Numri total i rasteve pozitive është 12.168 nga 46.452 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 47 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Dragash 7 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Shtime 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Han i Elezit, Istog dhe Kamenicë.