10 të vdekur dhe 23 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

10 të vdekur dhe 23 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

10 persona kanë vdekur dhe 23 raste të reja me COVID-19 janë shënuar brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi.

Poashtu, gjatë së njëjtës periudhë kohore janë shëruar një mijë e 191 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut, janë kryer 794 mijë e 832 testime, teksa kanë rezultuar pozitiv 155 mijë e 269 raste, janë shëruar 148 mijë e 664 pacientë, kanë vdekur pesë mijë e 408 njerëz dhe vazhdojnë të mbesin edhe një mijë e 197 raste aktive. /Insajderi.com