10 të vdekur dhe 340 raste pozitive me COVID-19

10 të vdekur dhe 340 raste pozitive me COVID-19

Dhjetë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka raportuar për 340 raste të reja të infeksionit.

Numri total i rasteve pozitive është 65 mijë e 690 raste dhe një mijë e 568 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 411 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 57 mijë e 385 raste.

Numri i rasteve aktive është gjashtë mijë e 737.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 162 raste, Prizren 29 raste, Pejë 20 raste, Lipjan 18 raste, Mitrovicë 14 raste, Ferizaj 13 raste, Deçan 10 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Gjilan 10 raste, Vushtrri 10 raste, Gjakovë 8 raste, Graçanicë 7 raste, Kaçanik 4 raste, Rahovec 4 raste, Shtime 4 raste, Viti 4 raste, Obiliq 3 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog dhe Podujevë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Insajderi.com

411 TË SHËRUAR DHE 340 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Friday, February 19, 2021