10 të vdekur dhe 499 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

10 të vdekur dhe 499 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë kryer 2 165 nga të cilët 499 raste kanë rezultuar pozitivë, ndërkohë 10 persona kanë humbur jetën, njofton Insajderi.

Mes tyre është mjeku neuropskiatër, Sali Baco, 72 vjeç, si dhe dy qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Lezha, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 55-80 vjeç.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 316 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.Në 24 orët e fundit janë shëruar 384 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 31,565 që nga fillimi i epidemisë./Insajderi.com