10 të vdekur dhe 753 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

10 të vdekur dhe 753 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

10 persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, nga ku tutje u bë e ditur se edhe 753 raste të reja pozitive me këtë virus u shënuan gjatë kësaj periudhe kohore.

Rastet e reja kanë rezultuar nga gjithsej dy mijë e 174 testime të kryera, ndërsa 321 persona raportohet të jenë shëruar.

Aktualisht në tri Spitalet COVID po trajtohen 469 pacientë, ku nga ta 15 janë në terapi intensive dhe katër pacientë janë të intubuar. /Insajderi.com