10 vdekje dhe 836 raste me COVID-19

10 vdekje dhe 836 raste me COVID-19

10 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 në njëzetekatër orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 836 infeksione të reja.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka raportuar edhe për 700 të shëruar brenda një dite.

Rastet aktive tani janë 1.813, në kohën kur infeksionet janë shtuar dukshëm. Ndërsa po raportohet se në Klinikën Infektive nuk ka më vend për pacientë të ri.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 85.344, i të shëruarve 70.587 – ndërsa i vdekjeve 1.813.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 279 raste, Gjilan 74 raste, Gjakovë 60 raste, Podujevë 54 raste, Ferizaj 49 raste, Fushë-Kosovë 42 raste, Mitrovicë 38 raste, Vushtrri 37 raste, Pejë 34 raste, Kamenicë 32 raste, Lipjan 30 raste, Klinë 16 raste, Obiliq 14 raste, Viti 13 raste, Deçan 9 raste, Istog 9 raste, Kaçanik 7 raste, Malishevë 7 raste, Rahovec 7 raste, Drenas 5 raste, Prizren 4 raste, Shtime 4 raste, Graçanicë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Suharekë 3 raste dhe me nga një rast Dragash, Kllokot dhe Ranillug. /Insajderi.com