
100 fidanë të arrës janë djegur në pronën e një personi në fshatin Akrashtivë të Vushtrrisë, njofton Insajderi.
Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 16:15 dhe është arrestuar një i dyshuar se ka përhapur zjarrin, thuhet në raportin e Policisë.
Ndërsa i dyshuari pas intervistimit sipas tij ka qenë aksidental dhe jo me qëllim nga ana e tij.
“Është raportuar se nga zjarri janë djegur dhe dëmtuar rreth 100 fidane të arrës, të mbjellura në pronën e tyre. I dyshuari mashkull kosovar është intervistuar dhe sipas tij zjarri ka qenë aksidental dhe jo i qëllimshëm nga ana e tij. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, sipas raportit. /Insajderi.com