100 të infektuar me COVID-19 në Kosovë

100 të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Teksa asnjë person nuk ka vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, numri i rasteve të reja pozitive ka kaluar në treshifror, njofton Insajderi.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 100 persona kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus gjatë kësaj kohe.

Rastet e reja pozitive me COVID janë regjistruar nga gjithsej dy mijë e 849 mostra të marra për testim.

Sot janë shëruar tre qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.660.

Në total numri i rasteve aktive është rritur në 539. /Insajderi.com