
Qumështarët kanë paralajmëruar protesta para Qeverisë për të martën.
Protesta do të fillojë në ora 11:00, njofton Insajderi.
Ata do të parakalojnë me cisterna të qumështit nga parkingu i Pallatit të Rinisë, nëpër rrugën ‘Garibaldi’, përskaj Katedrales, te Mensa e Studentëve e deri tek objekti i Qeverisë së Kosovës.
Konferencën për shtyp do ta mbajnë menjëherë pas protestës në ora 14:00.
Fermerët e Kosovës, pikat grumbulluese dhe shumica e përpunuesve të qumështit kanë krijuar Këshillin koordinues ndërmjet shoqatave duke u unifikuar kështu në luftën kundër vajit të palmës. /Insajderi.com