“SHBA dhe BE ndajnë interesat e përbashkëta për Ballkanin Perëndimor

“SHBA dhe BE ndajnë interesat e përbashkëta për Ballkanin Perëndimor

I dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak është takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Diplomati evropian shkroi në Twitter se me Shtete e Bashkuara të Amerikës “kanë interesa të përbashkëta për Ballkanin Perëndimor”.

“Ne të dy duam të shohim përparimin e rajonit dhe të kemi një perspektivë evropiane reale dhe të prekshme”, ka shkruar Lajçak.

Emisari i Bashkimit Evropian po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë. Ai është takuar me përfaqësuesit institucional dhe me liderët partiakë. /Insajderi.com