Nuk ka ngrohje në Prishtinë

Nuk ka ngrohje në Prishtinë

Nuk ka nxemje në Prishtinë për shkak të dy blloqeve që kanë rënë.

Kështu ka njoftuar Termokosi, duke theksuar se ndërprerja e ngrohjes në kryeqytet është e përkohshme.

“Që nga fillimi i realizimit të Projektit të kogjenerimit, është ky sezoni i gjashtë me radhë që NP ‘Termokos’ dhe KEK kanë pasur një bashkëpunim të shkëlqyer, si rezultat i të cilit nuk ka pasur asnjë ditë ndërprerje të furnizimit me energji ngrohëse”, thuhet në njoftim.

Në kryeqytet ka filluar ngrohja për ata që kanë qasje ne nxemjet që ofron Termokosi. /Insajderi.com