
Barnatorja e njohur “Rexall”, e cila gjendet afër selisë së AAK-së, në Prishtinë, është përfshirë nga një zjarr, sot në orët e mbrëmjes, njofton Insajderi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, e cila po punon për shuarjen e zjarrit.
Gjithashtu, ekipet e KEDS-it kanë intervenuar për të ndërprerë rrymën, si dhe qarkullimi i automjeteve është ndërprerë në të dy kahet.
Ende nuk dihen shkaqet dhe dëmet materiale.
Insajderi ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes./Insajderi.com