Reshitaj thotë se qytetarët nuk po i besojnë më mendësisë së vjetër politike

Reshitaj thotë se qytetarët nuk po i besojnë më mendësisë së vjetër politike

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, ka thënë  se qytetarët nuk po i besojnë më mendësisë së vjetër politike, njofton Insajderi.

Reshitaj në emisionin “Debat Plus” është shprehur se ka ardhur koha që mendësia e vjetër të ndryshohet te të gjitha subjektet politike.

Tutje ajo është shprehur se brenda partisë së saj besojnë në figurën e Ramush Haradinajt se ai është garantues për siguri në këtë situatë të vështirë për vendin.

“Me Ramushin president do të ketë stabilitet të qëndrueshëm politik. Unë nuk po shoh se ka kritikë ndaj Haradinajt por më shumë një revansh”.

Reshitaj ka thënë gjithashtu se “AAK ka bashkëpunuar me subjektet politike sa herë që ka qenë në pyetje interesi i vendit”.

Duke iu referuar deklaratës së Haradinajt për “huazim të votave”, Reshitaj ka shtuar se  Ramushi është transparentë me publikun për dallim nga liderët tjerë.

“Të gjitha ato që i ka thënë Ramush Haradinaj për “huazimin” e votave për president, subjektet tjera i bëjnë në tavolina me dyer të mbyllura. Nuk ka risi këtu…Mos harroni në këtë situatë aspak nuk është privilegj të jesh president”, ka thënë ndër të tjera Albena Reshitaj./Insajderi.com