Nga Stafi Osmanit për Agim Veliun: I ke ditët e numëruara

Nga Stafi Osmanit për Agim Veliun: I ke ditët e numëruara

“Ditët i ke të numëruara”, ka qenë mesazhi i asistentes së Vjosa Osmanit, Egnesa Vitia për Agim Veliun.

Ajo reagoi ashpër ndaj nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, i cili ironizoi me “dukjen fiizke” të Osmanit, duke thënë se “është e gjerë”.

Kjo deklaratë e tij për Vitia-n është “seksiste”, bullizëm” e “mizogjini”, njofton Insajderi.

“Agim Veliu, je turp për shoqërinë tonë! Je i neveritshëm! Je seksist! Je i paskrupullt! Jemi të vetëdijshëm që këto janë momentet e fundit të ekzistencës tënde në skenën e politikës, por të lakmosh protagonizmin politik duke aplikuar bullizëm, sekzisëm e mizogjini është tërësisht e pafalshme, e patolerushme, e papranueshme. Është e neveritshme”, ka shkruar Vitia në Facebook.

Ajo kërkoi shkarkimin e Veliut nga strukturat e LDK-së, pas kësaj deklarate.

“Më e pakta që duhet të ndodhë tani është shkarkimi yt i menjëhershëm, e përgjigjen proporcionale me aktin tënd të fundit do të ta japin qytetarët shumë shpejt. Ti nuk mund të jesh në krye të institucioneve tona, ti s’mund të jesh as përfaqësim i askujt në këtë shoqëri, sepse ti je sinonim i gjithçkaje nga e cila ne duhet të distancohemi përfundimisht”. /Insajderi.com