Hoti: Vetëm me LDK-në shteti ka normalitet

Hoti: Vetëm me LDK-në shteti ka normalitet

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti, ka deklaruar se “vetëm me LDK-në shteti ka normalitet”.

Këto komenti ai i bëri gjatë një takimi elektoral në Klinë, njofton Insajderi.

“Vullneti dhe entuziazmi i tyre tregonte qartë nevojën për të vazhduar me frymën e shtëpisë sonë politike”, tha Hoti në Facebook.

Hoti premtoi mbështetje të bizneseve të cilët tha se janë “shtyllë e rëndësishme e zhvillimit të vendit”. /Insajderi.com