Presidenca mohon që Florian Qehaja është propozuar për shef të AKI-së

Presidenca mohon që Florian Qehaja është propozuar për shef të AKI-së

Zyra e Presidentit ka mohuar se Florian Qehaja është propozuar nga ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani për shef të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, njofton Insajderi.

Këshilltari për media i Vjosa Osmanit, Bekim Kupina përmes një postimi në Facebook ka mohuar se Qehaja është propozuar për një pozitë të tillë.

“Lajmi se z. Florian Qehaja është propozuar nga u.d. Presidentja për shef të AKI-së, është i pavërtetë”, ka shkruar Kupina.

Ndryshe, sot Bekim Kupina ka thënë për Telegrafin se Vjosa Osmani ka propozuar një emër për shef të AKI-së dhe presin që kryeministri të pajtohet me propozimin./Insajderi.com