nga Bota.al Ndodh diçka qeshar" />

A e kemi lejuar industrinë e PR-it të na kontrollojë mendjen?

A e kemi lejuar industrinë e PR-it të na kontrollojë mendjen?

Artikull i marrë nga Bota.al

Ndodh diçka qesharake kur ju filloni të vëreni njerëz që janë të patundur nga faktet dhe arsyeja: ju ndërkaq filloni të vëreni se ata përplasin kokën pas murit duke u përpjekur të gjejnë faktet. Ky mund të jesh ti, shkencëtarët e klimës, ateistët, njerëzit e zemëruar me faktet.

Oh, hendeku midis njerëzve që tundin faktet dhe njerëzve që nuk i kanë ato (ose “fakte” të cilat janë dukshëm të gabuara). A është duke u bërë më keq se kaq? Unë nuk e di – le të pyesim ata që kanë rindezur interesin në një tokë të sheshtë. Libri “Imponuesit e ideve”  i filozofit Xhejms Garvej përshkruan ngjarjet që e motivuan atë për të shkruar librin:një farë paniku që e kapi pasi mposhti një personazh publik me një argument kundërshtues vrastar – dhe sërish nuk kishte bëri asnjë ndryshim.

Folësi kishte mbetur i mbërthyer tek pikëpamjet e tij. Cili qe çmimi për argumentin dhe arsyen? Garvej shkruan se ideja që jeta drejtohet kryesisht nga gjëra të tjera se sa arsyeja “më kërcënon shumë dhe jo pak”. Pra, çfarë e përcakton fenomenin? Pas shekujsh, kur grekët e lashtë adhuronin arsyen dhe faktet, pasi klubeve debatuese në kulmin e Iluminizmit, ne gjendemi tani në një botë të mbushur me teoritë e konspiracionit dhe realitetet fakultative.

Rregullat kanë ndryshuar. Arsyeja dhe argumenti kanë vdekur. Dhe Garvej, i cili punon në Institutin Mbretëror të Filozofisë, mendon se e di se çfarë e vrau:marrëdhëniet me publikun. Gjatë shekullit të kaluar, industria e PR ka studiuar gjithnjë e më shumë psikologji tonë dhe identifikuar pikat e dobëta të mendjes tonë të blinduar. Për shembull, Garvej citon psikologjinë sociale të pionierit të neurokirurgjisë Vilfred Troter, i cili zbuloi se mendimet tona janë formuar jo nga arsyeja dhe logjika, por nga aleancat tona. Duke shfrytëzuar njohuri të tilla, dhe çdo gjë tjetër që gjendej rrugës së saj, industria e PR projektoi mjete për të shtypur arsyetimin kritik:apelet emocionale, gjendjen e ankthit dhe kështu me radhë.

Filloi me reklama të thjeshta, por shumë shpejt, duke kuptuar potencialin e jashtëzakonshëm, industria e marrëdhënieve me publikun kolonizoi çdo fushë të jetës moderne, nga politika te shkenca e komunikimit, derisa nuk kishte më hapësirë për një debat të arsyetuar. Këto ditë çdo njeri ka një kompani PR (public relations), duke bërë punën e tyre të ligë, deformuar realitetet tona për t’ia përshtatur axhendave të tyre. Garvej nuk tërheq asnjë akuzë.

Duke gjurmuar rritjen e PR, libri është një koleksion i tërbuar i pohimeve gati në kufijtë eshpifjeve dhe anekdotave skandaloze Është e vështirë të ndalosh leximin, veçanërisht kur Garvej e gjen origjinën e kësaj industrie tek regjimi nazist. Dhe ai nuk tërhiqet, duke u zhytur në thellësitë e mbështetjes jokritike të kësaj industrie tek psikologjia popullore, në të cilën është përcaktuar për shembull, se torta është më femërore nga ushqimet, mishi më mashkullor, dhe “pula e pjekur dhe portokalli janë biseksualë”.

Sipas Garvej, qytetërimi qe i detyruar të rrëshqasë në mosarsye. Pasi industria e PR zbuloi dobësitë tona themelore, do të kalonte shumë kohë para se ajo të lulëzonte. Për të ilustruar këtë, libri varet nga të mendimi se ajo ka qënë e prejardhur, qëkur psikologët Daniel Kahneman dhe Amos Tverski na prezantuan pamjen e zbehtë të sjelljes ekonomike që adapton mendja njerëzore. Prej tyre, kemi mësuar në lidhje me një mori paragjykimesh njohëse që tregojnë, se mendjet tona janë të infektuara nga mungesa e arsyes. Këto përfshijnë konfirmimin e paragjykimit, në të cilën ne favorizojmë provat që mbështeten tek besimet tona ekzistuese, ndërkohë që më shumë ku më shumë e ku më pak injorojmë mundësitë alternative; dhe gatishmëria për të paragjykuar, na bën t’i kthehemi opsioneve mbi

shembullin më të gjerë mbi të cilën ne s’mund të shprehemi. Por a ndodhemi realisht në mëshirën e paragjykimeve të tilla? Nëse po, si ia kemi bërë deri tani? A është sjellja ekonomike masa njësia matëse më e mirë e aftësisë sonë për të arsyetuar, apo thjesht një tjetër përpjekje për të kuptuar racionalitetin njerëzor, që me kohë do të zëvendësohet? Ndoshta është koha për t’u ndarë nga flluska e njohjes sonë paragjykuese. /Week – Në shqip nga bota.al