Specializantët nga Gjakova protestojnë para MSh-së

Specializantët nga Gjakova protestojnë para MSh-së

Specializantët nga Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës nga Gjakova, të enjten kanë protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë në Prishtinë, për shkak të siç janë shprehur ata, të diskriminimit dhe mos përfshirjen në paga, njofton Insajderi.

Sipas tyre, ata kanë fituar specializimin në mënyrë të drejtë dhe të rregullt në bazë te konkursit, por që janë diskriminuar sepse nuk kanë pasur trajtim të barabartë.

Arianit Zajmi, Specializant i Neurologjisë, tha se nga nga 15 specializantë vetëm dy marrin page.

“Një ndër ta është edhe djali i zëvendësministrit të Shëndetësisë, dhe ne po kërkojmë të drejtat tona”, tha Zajmi.

Ai shtoi se drejtori i Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës, Valbon Krasniqi, ju ka thënë se financimi i tyre është i jashtëligjshëm.

“Drejtori i ShSKUK-së, ministri dhe përfaqësues tjerë nuk u kanë dhënë përgjigje. Ne si specializant jemi me profile të ndryshme, por jemi në kundër të Qendrës së Mjekësisë së Punës në Gjakovë. Do vazhdojmë me protesta, dhe jo vetëm dy të paguhen e ne tjerët jo”, tha tutje Zajmi./Insajderi.com