11.496 raste aktive me COVID-19

11.496 raste aktive me COVID-19

11.496 raste aktive me COVID-19 janë aktive në Kosovë, njofton Insajderi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, të mërkurën raportoi për 506 infeksione të reja dhe 761 të shëruar.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 102.742, ndërsa i të shëruarve 89.141.

Gjatë njëzetekatër orëve të fundit u raportuan edhe pesë vdekje të reja me çka numri i personave që kanë ndërruar jetë nga pandemia ka shkuar në 2.105.

Prishtina  mbetet vatra e COVID-19, gjatë ditës së fundit u regjistruan edhe 86 raste të reja. /Insajderi.com